Pamje nga mbledhja e sotme e Qeverisë në detyrë - Foto: KALLXO.com

4 Milionë Euro për Zgjedhjet e Parakohshme

Tash i mbetet Ministrisë së Financave që t’ia dorëzojë paratë KQZ-së.

Në mbledhjen e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin e Buxhetit për organizimin e zgjedhjeve. Buxheti i aprovuar është në vlerën 4 milionë e 944 mijë e 900 euro.

Po ashtu, Qeveria e ka miratuar edhe kërkesën e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa për ndarjen e 90 mijë e 490 eurove për nevojat e zgjedhjeve për Kuvend të Kosovës.

Në këtë mbledhje, Qeveria në detyrë ka aprovuar propozim-vendimin për emërimin e Komisionit për kompensim të viktimave të krimit dhe ministrja Hoxha tha se tani janë gati që të kompensojnë viktimat e krimit.

Ndërsa, Zyra e Kryeministrit i ka ndarë 5 mijë e 500 euro për shoqatat e familjarëve të të zhdukurve të Kosovës për organizimet që do i bëjnë.