Ilustrim: Aksidentet në rrugët e Kosovës | Foto: KALLXO.com

37 Vjeçi Vdes në Aksident

Një 37 vjeçar vdiq në Magjistralen Prishtinë- Mitrovicë te fshati Lushtë pasi humbi kontrollin ndaj makinës që po drejtonte duke dalë jashtë rrugës.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

Aksidenti ndodhi në orën 5:00 të mëngjesit të sotëm.

“Sipas rrethanave të vetaksidentit drejtuesi i automjetit A. H., 37 vjeçar kishte humbur kontrollin ndaj automjetit duke u përplasur jashtë rrugës. Si pasojë e lëndimeve kishte mbetur pa shenja jete”, tha Zahiti.

Sipas tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në dy vjetët dhe pesë muajt  e fundit sipas shënimeve të policisë nëpër aksidente komunikacioni në Kosovë kanë vdekur 277 persona.