Foto: Ilustrim

37 të Vdekur nga Zjarri në Spital

Së paku 37 persona kanë vdekur dhe më shumë se 70 janë lënduar në Korenë e Jugut.

Zjarri që kaploi spitalin në Korenë Jugore zuri më shumë se 200 pacientë brenda.

Ky është zjarri më vdekjeprurës në dekadën e fundit, me numrin e të vdekurve që pritet të rritet, pasi shumë nga të lënduarit janë në gjendje kritike, shkruan rtv21.tv.

Zjarrfikësit thanë se viktimat duken të kenë ndërruar jetë nga thithja e tymit.

Një doktor, një infermiere dhe një asistent infermiere janë në mesin e viktimave. Policia më herët tha se numri i të vdekurve është 41, mirëpo burime brenda spitalit dhe zjarrfikësve thonë se numri është 37.