36 Raste të Fruthit po Trajtohen në Infektive

Pas raportimit për vdekjen e një foshnjeje nga fruthi, Klinikën Infektive në QKUK e ka vizituar Basri Sejdiu, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Drejtorit të ShSKUK-së, Sejdiu është takuar me drejtorin Hamdi Ramadani dhe kryeinfermierin e Klinikës Infektive Naser Rrustemi.

Sipas njoftimit në Kinikën Infektive janë duke u trajtuar 36 raste me fruth, katër nga të cilat me gjendje më të komplikuar.

75 persona tjerë të prekur nga kjo sëmundje, pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë liruar në shtëpi.

Drejtori Hamdi Ramadani tregoi se pacientët me fruth kanë mosha të ndryshme- nga foshnjat deri te dyzetvjeçarët.

KALLXO.com shkroi dje për vdekjen e një foshnjeje të prekur nga fruthi.