32 Persona në Polici për Vjedhje të Rrymës

32 persona janë shoqëruar në polici në Shqipëri nën dyshimet pëe vjedhje të energjisë elektrike.

Tridhjetë e dy konsumatorë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë proceduar pasi kanë abuzuar me energjinë elektrike.

NDËRLIDHUR

Task Forca ka kryer kontrolle në qarkun e Fierit, në Ballsh, Fier, Roskovec, Patos etj.

Këta persona janë shoqëruar në polici, pas procesverbalit të hartuar nga Task Forcë e OSHEE dhe përfaqësues të policisë gjyqësore, mbi shkeljen e bërë.

Vjedhjet e konstatuara janë kryesisht përmes cenimit të matësit, ndërhyrjes në matës për të manipuluar të dhënat, lidhjes së paligjshme, furnizimit pa pasur kontratë me OSHEE, etj.

OSHEE ofron skema lehtësuese të pagesës me këste, 1200 lekë në muaj për familjet në nevojë dhe pensionistë dhe 2800 lekë për të tjerët.

25 Nëntor 2017 - 14:14

RTV21 25/11/2017 - 14:14
NDËRVEPRIMI10