Foto: Ilustrim

30 Vjeçi Vdes në Aksident

Në një aksident në Magjistralen Mitrovicë-Skenderaj ku u ndeshën dy makina ballë për ballë vdiq një tridhjetëvjeçar, ndërsa tre persona tjerë u lënduan.

Vdekjen dhe lëndimet në aksident i konfirmoi për KALLXO.com Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë Rajonale në Mitrovicë.

“Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar dhe gjenden në spital,” tha Zahiti.

Sipas informacioneve të para, policia dyshon se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së njërit nga vozitësit, e si pasojë e kësaj dy vetura janë ndeshur ballë për ballë.

Më pas në këtë ndeshje është përfshirë edhe një veturë e tretë.