30 Ditë Paraburgim për Granit Elshanin

Nën masa të rrepat të forcave policore sot është sjellë në Gjykatën Themelore të Pejës, Granit Elshani, i dyshuar për një vrasje në Pejë në vitin 2010.

Elshani është dorëzuar para tri ditëve në duar të policisë pas disa viteve në arrati.

Pas marrjes në pyetje, Gjykata i ka shqiptuar atij masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Është caktuar masa e paraburgimit për G.E në afat prej 30 ditësh, duke llogaritur nga data 25 tetor deri më 25 nëntor të vitit 2016”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Selvane Bukleta.

Avokati i mbrojtës i Granit Elshanit, Ndrec Doda, tha për KALLXO.com së klienti i tij i vetëdorëzuar tek organet  policore të Pejës ditë me parë, dyshohet për vrasje dhe disa tentim vrasje.

“Dyshohet për një vrasje të ndodhur në janar të vitit 2010,armëmbajtje pa leje dhe dyshime për pjesëmarrje në disa tentim vrasje tjera”, tha Doda për KALLXO.com.

Ekipi i KALLXO.com dy ditë me parë filmoi dorëzimin e Granit Elshanit tek organet policore nën shoqërimin e avokatit të tij.

http://kallxo.com/dorezohet-ne-polici-granit-elshani/