Pamje nga një mbledhje e KPK-së - Foto: KALLXO.com

3 Prokurorë Avancohen në Prokurorinë Speciale

Në mbledhjen e mbajtur sot, KPK hodhi në votim një nga një emrat e këtyre prokurorëve dhe të gjithë u aprovuan.

Për dallim nga prokurorët që u avancuan, anëtarja e KPK-së, Dëshirë Jusaj njoftoi anëtarët e tjerë se prokurorët, Metush Biraj dhe Habibe Salihu-Statovci nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për avancim në Prokurorinë Speciale.
Këta prokurorë nga 1 prilli i këtij viti do të fillojnë punën e tyre si prokurorë specialë.

Në të njëjtën mbledhje, edhe prokurori nga Prokuroria në Ferizaj, Agron Qalaj, u vendos që të kalojë në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Qalaj më parë ishte kryeprokuror i Prokurorisë në Ferizaj.

Përpos në Prokurorinë Speciale, avancime pati edhe në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Prishtinës.

Valdet Gashi, Armend Hamiti, Shemsije Asllani, Fatmire Çoçaj dhe Rrahim Podvorica kaluan nga Departamenti i Përgjithshëm në atë të Krimeve të Rënda pranë kësaj Prokurorie.

KALLXO.com kishte raportuar edhe më parë lidhur me prokurorin Sylë Hoxha dhe transferimin e tij në Prokurorinë Speciale.

http://kallxo.com/kpk-ja-zgjedh-kryeprokuroret/