Foto: Komuna e Vushtrrisë

3 Milion Euro Investim për Shtratin e Drinit dhe Sitnicës

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur në takim kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me të cilin biseduan për projektet që MMPH-ja po i financon në Komunën e Vushtrrisë.

Tahiri ka prezantuar disa projekte që synon t’i realizojë në komunën e Vushtrrisë. Ai poashtu ka kërkuar nga Ministrja mbështetjen për blerjen e 50 kontejnerëve të mbeturinave për amvisni.

Ministrja Reshitaj e paraqiti projektin për deponitë ilegale me të cilin do të bëhet largimi i tyre  dhe shndërrimi i tyre në zona të gjelbra.

Ministrja Reshitaj në këtë takim foli edhe për rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë dhe Sitnicës, ku  do të investohen 3 milionë e 50 mijë euro për vitet 2018-2021 ku 200 mijë euro janë paraparë të investohen këtë vit.

“Fillimisht duhet të bëhet një studim fizibiliteti për ta parë se ku saktësisht duhet intervenuar më shpejt. Pas këtij studimi do të nisë pjesa e parë e projektit”, është shprehur ministrja Reshitaj.