29 Aksidente Trafiku Gjatë Fundjavës në Shkup

Janë lënduar 24 persona dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 23 persona janë lënduar më lehtë në 15 prej gjithsej 29 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup.

Nga tetë aksidentet e evidentuara të trafikut të premten, në tre më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa pesë aksidentet janë me dëme materiale.

Të shtunën, megjithatë kanë ndodhur 14 aksidente trafiku, në tetë lëndime të rënda trupore ka marrë një njeri, ndërsa 13 janë lënduar më lehtë. Në pesë është shkaktuar dëm material.

Siç informojnë nga SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar gjithsej shtatë aksidente trafiku. Në tre më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” janë larguar 84 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. /21 Media.

17 Korrik 2017 - 15:44

Rtv 21 17/07/2017 - 15:44
NDËRVEPRIMI3

29 Aksidente Trafiku Gjatë Fundjavës në Shkup

by Doruntina Baliu
NA NDIQNI

Send this to a friend