Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës - Foto: Facebook / Edi Rama

28 Nëntori, Ditë Pushimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, ka vendosur që 28 Nëntorin, si ditë e shqiptarëve, ta shpallë ditë pushimi.

“Kryeministri Haradinaj e shpallë ditë pushimi 28 Nëntorin që njihet tradicionalisht si “Dita e Flamurit”, për t’i respektuar vlerat historike dhe kulturore si dhe traditat e mira familjare e shoqërore”, thuhet në komunikatë.

Sipas kalendarit të festave zyrtare, 28 Nëntori njihet si dita e shqiptareve dhe është ditë memoriale.