265 Aksidente në Pesë Ditët me Borë

Vetëm me 5 janar në komunikacion janë shkaktuar 127 aksidente, ndërsa ditëve të tjera sipas zëdhënësit të policisë Daut Hoxha, numri i aksidenteve ka rënë në mënyrë tepër të dukshme.

“Vlen te ceket se ditën e parë të fillimit të reshjeve më 5 janar ka pasur  127 aksidente, kurse ditëve tjera numri i aksidenteve ka ardhur duke rënë në mënyrë tepër të dukshme, për një dite 127, kurse për 5 ditë të tjera 138 aksidente,” tha Hoxha për KALLXO.com.

Rënie të aksidenteve tregon edhe raporti i fundit ditor policor në të cilin janë të shënuara gjithsej 20 aksidente.

Hoxha tha se angazhimi i policisë dhe vetëdijesimi i pjesëmarrësve në trafik ka bërë që të ketë rënie të dukshme të aksidenteve.

Sipas statistikave të policisë, Hoxha tha se aksidente me të lënduar janë gjithsej 55, e me dëme materiale 210.

Zëdhënësi Hoxha tha se për parandalim dhe zvogëlim të numrit të aksidenteve, policia është duke zbatuar urdhrin operativ të quajtur “Sezoni Dimëror”.

“Shkaqet e këtyre aksidenteve janë te ndryshme, përfshirë kushtet atmosferike dhe drejtuesit e automjeteve. Policia është në zbatim të Urdhrit Operativ ,,Sezoni dimëror”.  Nga aty rrjedhin detyra konkrete për policinë, si kontrollimi i pajisjeve dimërore, matja e shpejtësisë dhe shkeljet e tjera te mundeshe në trafikun  rrugor”, tha Hoxha.

http://kallxo.com/aksidentohet-veura-zyrtare-ne-rrugen-ngrica/

Për gjendjen e vështirë të rrugëve pas reshjeve KALLXO.com shkroi vazhdimisht që nga përkeqësimi i motit.

http://kallxo.com/kacaniku-kerkon-ndihmen-e-privateve-banoret-ne-aksion/

http://kallxo.com/bora-bllokon-fshatrat-e-shales-se-bajgores/

http://kallxo.com/bora-e-era-shkaktojne-kaos-ne-istog/