25 Juristë Përfundojnë Praktikën në Gjykatën e Apelit

25 juristë e kanë përfunduar sot praktikën një vjeçare në Gjykatën e Apelit.

Pas përfundimit të kësaj praktike ata kanë plotësuar kushtin ligjor për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës.

Hasan Shala, Kryetar i Gjykatës së Apelit, në ceremoninë e organizuar për këtë rast ka falënderuar praktikantët për kontributin e dhënë.

“Rritja e efikasitetit gjatë vitit 20176 është meritë edhe e punës suaj, prandaj jam tepër mirënjohës për gjithçka që keni bërë në shërbim të këtij institucioni” tha Shala.

Ai shtoi se Gjykata e Apelit do të vazhdojë t’i ketë dyert e hapura edhe pas kësaj faze, qoftë në rrugëtimin e tyre profesional ose atë shkencorë.

Gjykata e Apelit çdo vit angazhon praktikantë vullnetarë , të cilët përzgjidhen në bazë të një konkursi publik.