Më 24 Nëntor Shpallet Aktgjykimi ndaj Fatmir Limajt

Më 24 nëntor do të bëhet shpallja e aktgjykimit në rastin e MTPT- së, ku të akuzuar janë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe katër persona të tjerë.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur avokati i të akuzuarit Florim Zuka, Blerim Prestreshi.

“Nuk isha në seancë sot, por, po ashtu është plani, që më datën 24 të bëhet shpallja”, ka thënë avokati Prestreshi për KALLXO.com.

Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar.

Për të njëjtat vepra ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Gjykimi lidhet me disa rrugë të asfaltuara në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

Javën e kaluar, ish-hetuesja e EULEX-it, e cila dëshmoi në rastin kundër Limajt dhe të tjerëve, tregoi se për cilin prokuror kishte dëgjuar të thuhej se ka thënë që Limajn “me prova e pa prova e dua në burg”.

http://kallxo.com/cili-prokuror-e-kerkonte-arrestimin-e-limajt/

KALLXO.com ka raportuar edhe nga seanca kur në gjykimin e Limajt ishin përmendur emra politikanësh.

http://kallxo.com/ne-gjykimin-e-limajt-permenden-emra-politikanesh/

Po ashtu, KALLXO.com ka raportuar për tensionet që kanë mbretëruar në seancë.

http://kallxo.com/video-fatmir-limaj-proteston-ne-gjykate/

KALLXO.com ka përcjellë në vazhdimësi këtë gjykim të zëvendëskryeministrit Limaj. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.