Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri - Foto: KALLXO.com

Tahiri: Kodi i ri Civil Pritet të Përfundojë në Fund të Vitit

Ministri i Drejtësië, Abelard Tahiri tha se janë duke punuar në një kod të ri civil që sipas tij pritet të përfundojë në fund të vitit.

Në punëtorinë e organizuar me titull ‘Çfarë do të thotë kodi civil për ju?’, Tahiri tha se synimet janë për në kod që do të jetë më i favorshëm për fuqizimin e të drejtave të grave në pronë.

“ Ftoj të gjitha institucionet të kontribuojnë në hartimin e kodit civil. Këtë proces ta përfundojmë me një koncensus të përgjithshëm. Ndër të tjera, ky kod duhet të synojë fuqizimin e të drjetave të grave në pronë dhe trashëgimi. Shpresoj që fundi i vitit të na gjejë në përfundimin e këtij kodi”

Sipas tij një draft i këtij kodi është veçse i gatshëm.

“Hartimi i kodit është prioritet i yni. Kosova ka ligje të mira në këtë fushë por harmonizimi i këtyre ligjeve është shumë i doemosdoshëm. MD ka filluar tashmë punën dhe një draft i kodit tashmë është i gatshëm”, tha Tahiri.

Punëtoria u organizua nga Ministria e Drejtësisë dhe OSBE-ja.