Ilustrim

22 Vjeçari Gjendet i Vdekur në Veturë

Mbrëmë rreth orës 20:20 në fshatin Gramëz të Krujës në Shqipëri, prapa banesës së tij, brenda makinës është gjetur i vrarë me armë zjarri një 22 vjeçar.

Nga të dhënat paraprake hetimore, policia njoftoi se dyshohet për vetëvrasje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë model 54, të cilën e mbante pa leje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” Viktima banonte në Gramëz.