Një shtëpi e ndërtuar nga "Feniksi" | Foto: RTV 21

218 Shtëpi të ‘Feniksit” për Skamnorët

Në ekzistimin e saj tashmë njëdekadësh Shoqata Humanitare “Feniksi” nga Ferizaj ndërtoi 218 shtëpi për ata që kishin nevojë për to.

Milaim Jashari, themeluesi i “Feniksit” në shënimin e përvjetorit tregoi se si pjesëtarët e shoqatës e fituan besimin e qytetarëve.

“Ne filluam, po kishim vështirësina të mëdha derisa e fituam besimin te ky popull”, tha Jashari.

Në ceremoni, nuk munguan as ata që ndihmuan të varfrit nëpërmjet “Feniksit”.

Në dhjetëvjetorin e “Feniksit” u promovua edhe një libër në lidhje me punën e kësaj organizate.