21 Vjet e Gjysmë Burg për Aktivistët e VV-së

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë e shpalli aktgjykimin ndaj katër të dyshuarve për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ata janë shpallur fajtorë në akuzën për të cilën janë ngarkuar dhe janë dënuar me një total prej 21 vjet e 6 muaj burg.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Mbështetësit e të akuzuarve në sallë kanë protestuar në momentin kur gjykatësi i shpallte aktgjykimet dhe kjo ka bërë që ai të urdhërojë nxjerrjen nga salla të disa pjesëmarrësve.

Të akuzuarit janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në shpalljen e gjykimit, të pranishme kanë qenë edhe deputetet e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj.

Katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për sulmin e kryer në gusht të vitit 2016 ndaj Kuvendit të Kosovës

Në këtë rast, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ishin Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.