Foto-Ilustrim

201 Tiketa për Hyrje në të Kuqen

Policia e Kosovës njofton se në funksion krijimit të një sigurie më të madhe në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve si dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e trafikut, javën që po lëmë pas ka realizuar planin operacional pesëditor “Kontrolli i shtuar i trafikut, respektimi i semaforit”.

Sipas një njoftimi të Policisë, në këtë operacion janë angazhuar edhe zyrtarë policorë në rroba civile.

“Operacioni është fokusuar në rrugët e qytetit si dhe në pjesën e rrugës magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë të vendosur një numër i madh i semaforëve në udhëkryqe por janë mbikëqyrur edhe kundërvajtje të tjera të mundshme siç është mosrreshtimi me kohë dhe pengimi ose rrezikimi i komunikacionit”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Operacioni ka rezultuar të jetë efektiv dhe gjatë realizimit të tij janë shqiptuar gjithsej 377 fletëparaqitje: 201 për mosrespektim të dritës se kuqe në semafor dhe 176 për rreshtim të gabuar në udhëkryqe.

Policia e Kosovës premton se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të krijuar një ambient sa më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

http://kallxo.com/vetura-shkel-per-vdekje-kembesoren/