Hapësirat e Universitetit të Prishtinës | Foto: KALLXO.com

20 Vjet të ‘Protestës së Bardhë’ të Studentëve

20 vjet më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës bashkë me profesorët e tyre dolën nga shtëpitë-shkolla ku po zhvillonin mësimim për të kërkuar kthimin në objektet universitare nga të cilat ishin larguar nga ish-regjimi serb.

Atëherë studentët nën drejtimin e Unionit të Pavarur të Studëentëve të Universitetit të Prishtinës ishin nisur nga lagjja “Velania” për të zbritur poshtë në kryeqytet, por që në start ishin ndalur nga policia serbe që kishte ndërhyrë dhe arrestuar organizatorët.

Më 1 tetor 1997 Këshilli Organizativ i Protestës u kishte kërkuar studentëve të vishen bardh për të treguar se në mënyrë paqësore dëshironin t’i realizonin qëllimet e tyre.

Protesta e 1997-ës ishte e para pas “heshtjes” disavjeçare të kësaj forme të shprehjess së pakënaqësisë në Kosovë.

Studentët dolën atëherë në rrugë pasi po zvarritej marrëveshja për kthim në objektet shkollore e arritur me ndërmjetësimin e Vincenzo Paglias nga “Sant Egidio.

Protesta e atëhershme e studentëve është thënë se u parapriu ngjarjeve tjera që çuan drejt lirisë së Kosovës në vitin 1999.

Vincenzo Paglia në mars të këtij viti mori çmimi “Doktor Nderi” nga Universiteti i Prishtinës.