2 Vjet e Gjysmë Burg për Goditje me Sëpatë

I pandehuri A.R. është gjetur fajtor për sulmin me sëpatë kundër viktimës Xh.H. dhe është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burgim nga Gjykata e Gjilanit.

A.R. akuzohej nga Prokuroria në Gjilan për lëndim të rëndë trupor për ngjarjen që kishte ndodhur më 16 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri rreth orës 18:30 në rrugën “Mustafë Koka”, në Gjilan, e godet mbrapa kokës me sëpatë të vogël dore të dëmtuarin Xh.H., duke i shkaktuar disa të çara në kokë.