Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

2 Mijë e 300 Euro për Zarfe dhe Aplikacione për Diasporën

Në vazhdën e blerjeve për organizimin e zgjedhjet në vend, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpenzoi mbi 2 mijë e 300 euro për të blerë zarfe e aplikacione për regjistrimin e rreth 19 mijë votuesve të mundshëm jashtë Kosovës.

Për këtë qëllim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratës  në vlerën prej 2 mijë e 320 eurove.

Me këtë aktivitet të prokurimit, KQZ-ja blen 25 mijë zarfe të formateve të ndryshme dhe  rreth 19 mijë aplikacione për regjistrim të votuesve jashtë vendit.

Ky aktivitet i prokurimit është bërë me procedurë të hapur të kuotimit të çmimeve, ndryshe nga tenderi për tonerë dhe shtypje të listave përfundimtare për të cilin KQZ-ja kishte përdorur procedurën e negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë.

http://kallxo.com/tenderet-e-pare-per-zgjedhje/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përveçse ishte duke u përgatitur për zgjedhjet lokale të këtij viti, i doli punë edhe të përgatitet edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

KQZ Nis Përgatitjet për Dy Palë Zgjedhje

Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 11 qershor.