2.6 Milionë Euro Pasuria e Asamblistit Gashi
16.6.2017 - 15:34
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasurinë e ka deklaruar edhe këshilltari komunal nga radhët e LDK-së Shefki Gashi.
Gashi ka deklaruar pasuri në vlerën 2 milion e 646 mijë e 613 euro.
Pasuri të paluajtshme Gashi deklaroi se ka në vlerën prej 2 milionë e 425 mijë euro, pasuri të luajtshme 190 mijë euro, ndërsa para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare 2 mijë e 10 euro.
Në deklarimin e sivjetmë, Gashi ka deklaruar se të hyrat vjetore tij dhe bashkëshortes arrijnë në vlerë rreth 29 mijë e 603 euro.
Asamblisti Gashi deklaron se posedon edhe firmën “Ibushi Farm” Sh.p,k.
Në krahasim me deklarimin e një viti më parë, pasuria e Gashit sivjet ka pësuar rënie të lehtë.