Salla e re e trajnimeve | Foto: MAP

18 Mijë Euro nga Gjermania për Sallën e Re të Trajnimeve

Në Institutin e Kosovës për Administratë Publike sot u përurua salla e re e trajnimeve.

Sipas njoftimit nga Ministria e Administratës Publike, kjo sallë është pajisur me 20 llaptopë dhe elemente tjera të teknologjisë informative si donacion  nga GIZ-i gjerman.

Në përurimin e kësaj salle mori pjesë edhe ministri Mahir Yagcilar i cili falënderoi GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e trajnimeve dhe të reformave në administratë.

“Me këtë donacion kaq të vlefshëm për IKAP-in po krijohen kushte më të mira për realizimin e trajnimeve”, tha ministri Yagcilar.

“Funksionalizimi i sallës me pajisjet moderne të teknologjisë informative nga projekti i GIZ-it për reformë ligjore dhe administrative ka kushtuar 18.374 euro”, thuhet në njoftimin e ministrisë.