17 Vjeçarja Vdes në Aksident Komunikacioni

 

Vajza, të cilës policia i jep vetëm inicialet D.C., ka qenë duke ecur me biçikletë në vendin e njohur si “5 heronjtë”, në fshatin Dobrac, kur është përplasur për vdekje nga një auto veturë Suzuki. Policia që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes konstatoi vdekjen e 17-vjeçares dhe vuri në pranga drejtuesin e mjetit, Angjelin G., 29 vjeç.. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ngjarja ka ndodhur si pasojë e errësirës në zonë dhe shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte mjeti.