Mbledhja e qeverisë | Foto: ZKM

160 Mijë Euro Qira dhe Ngrohje për Prokurorinë në Mitrovicë

Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 160 mijë euro për Këshillin Prokurorial të Kosovës për të bërë pagesën e qirasë dhe materialit për ngrohje të objektit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Ministri Hamza ka shpjeguar para kabinetit qeveritarë për këto shpenzime që duhet paguar.

“Këto mjete nuk kanë qenë të planifikuara më herët, andaj nga janari deri në tetor të këtij viti për qiranë e këtij objekti janë krijuar obligime me shumë prej 120 mijë eurove, ndërsa deri në fund të vitit duhen edhe 24 mijë euro shtesë, që gjithsej janë 144 mijë euro, ndërsa për material për ngrohje për këtë objekt nevojiten mjete shtesë prej 15 mijë euro. Kostoja totale është gjithsej 159 mijë euro”, tha në arsyetimin e tij, ministri i Financave Bedri Hazma.

Këto mjete janë ndarë nga shpenzimet e paparashikueshme, kategoria e rezervave.

Më 1 nëntor të këtij viti, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka hyrë në objekt të ri në të cilin ka edhe pishinë brenda.