150 euro në Muaj për ‘Shpresat Olimpike’

10 sportistë nga Kosova do të përfitojnë nga 150 euro në muaj për një vit të plotë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri Kujtim Gashi ka nënshkruar sot vendimin për ndarjen e dhjetë bursave në total prej 18 mijë eurove për shpresat olimpike dhe paraolimpike, pas propozimit të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe federatave respektive.

Bursa në vlerë monetare prej 150 eurosh për një vit do t’u ndahet sportistëveDistria Krasniqi (xhudo), Donjeta Sadiku (boks), Orges Arifi (karate), Akil Gjakova (xhudo), Nexhat Sahiti (shenjëtari), Vijona Kryeziu (atletikë), Melisa Zhdrella (not), Drilon Syla (mundje), Leart Osmanaj (atletikë) dhe Era Janjeva (pingpong).

Ministri Gashi e vlerësoi vendimin për ndarjen e bursave si hap jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse sipas tij këto shuma do të japin ‘kushte dhe motiv për përgatitje sa më të mira dhe për të korrur rezultate kulmore në sportet në të cilat këta sportist garojnë’m

“ Bursat që do t’u ndahen shpresave olimpike dhe paraolimpike do të jenë një nxitje që sportistët që kanë përfituar të punojnë dhe të angazhohen edhe më shumë në përgatitjet e tyre dhe në prezantim sa më të suksesshëm në garat vendore dhe ndërkombëtare. Është ky një përkushtim i yni në kuadër të masivizimit dhe ngritjes së cilësisë në sport”, tha Gashi.