Foto-ilustrim

15 Vjeçja Vdes në Aksident

Një vajzë 15 vjeçe ka vdekur sot në fshatin Tërnavc, pasi është goditur nga një makinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Mitrovicës Fexhrije Pllana.

“Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 10:44 në rrugën rajonale në fshatin Tërnavc është goditur një këmbësore e cila ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësja Pllana.

Ajo më tutje tregoi se edhe një person tjetër është lënduar në këtë aksident.

“Viktima ka qenë e moshës 15 vjeçe. Kemi edhe një të lënduar në këtë rast”, tha Pllana.

Për dy vjet e gjysmë në Kosovë 277 persona kanë humbur jetën nëpër aksidente.

http://kallxo.com/per-dy-vjet-e-gjysme-277-te-vdekur-ne-aksidente/