15 Vjeçari Therret me Thikë në Prishtinë

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Prishtinë Florie Ahmeti. “Jemi duke hetuar një rast të përleshjes në mes dy personave njëri prej të cilëve ka marrë lëndime trupore” ka thënë Ahmeti. KALLXO.com mëson se I lënduari nuk ka plagë të rënda dhe po trajtohet në QKUK ndërsa policia është vënë në ndjekje të personit të dyshuar.