Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

13 të Arrestuar për Vjedhje të Rënda dhe Grabitje

Policia Rajonale e Gjakovës njoftoi me anë të një komunikate se në zonën e përgjegjësisë së saj ka arrestuar 13 persona nën dyshimet për vjedhje të rënda dhe grabitje.

Arrestimet kanë ndodhur, pasi policia ka identifikuar një grup prej tr personash si kryerës të mundshëm të tyre.

Dy nga këta të tre janë arrestuar dhe pastaj nga angazhimet policore është bërë e mundur arrestimi edhe i të tjerëve.

Tre nga të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë.

Policia thotë se nga arrestimi është mundësuar zbulimi i shumë veprave penale, në mesin e të cilave edhe vjedhja në Teqenë e Sheh Banit, tregon policia.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur kallëzime penale policore.