Foto: RTV 21

125 Persona të Vdekur nga Tërmeti

Policia e Papua Guinea e Re ka bërë të ditur sot se në tërmetin e muajit të kaluar kanë vdekur së paku 125 persona dhe se ekziston frika se numri i viktimave do të rritet.

Siç bëhet e ditur 35 mijë njerëz janë detyruar që t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Tërmeti ishte me fuqi 7.5 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 90 kilometra në jugperëndim të luginës Porgera, në një rajon me disa fshatra dhe një minierë të arit./21Media