Gjykata në Ferizaj

1200 Euro Gjobë për Drejtuesen e OJQ-së

Kashtanjeva, drejtoreshë e Organizatës “Edhe Unë Jam Kosovë” u shpall fajtore nga Gjykata Themelore në Ferizaj për keqpërdorim të shumës prej 5675 eurove.

Kashtanjeva fillimisht u dënua me 6 muaj burgim por me pëlqimin e saj kjo ju zëvendësua me gjobë.

Mjetet të cilat Kashtanjeva akuzohet se i keqpërdori, ishin grumbulluar në një aksion për shërimin e fëmijës P.K. por ato nuk iu dorëzuan asnjëherë.

Gjykata Kashtanjevën e obligoi që mjetet prej 5674 eurove t’ia kthejë babait të fëmijës, Muhamet Kukës.

KALLXO.com ka shkruar edhe pardje për këtë gjykim.

http://kallxo.com/kerkohet-denimi-drejtoreshes-se-edhe-ne-jemi-kosove/