Gjykimi për vrasjen e Zejnepe Berishës | Foto: KALLXO.com,

12 Vjet Burg për Vrasjen e Zejnepe Berishës

Nebih Berisha është  dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen bashkëshortes së tij Zejnepe Berishës.

Vendimi është shpallur sot nga gjykata e Prizrenit.

Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Gjatë fjalës përfundimtare të këtij procesi të zhvilluar të martën, Esat Gutaj, avokati i Nebih Berishës, kishte kërkuar që të mbrojturit të tij gjykata t’i caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit mental, ngase, sipas tij, vetë ekspertiza psikiatrike e ka konstatuar se i akuzuari ka aftësi esencialisht të zvogëluar.

http://kallxo.com/psikiatri-tregon-gjendjen-e-te-akuzuarit-para-se-ta-vriste-gruan/

Vrasja e Zejnepe Berishës kishte nxitur reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteti në Suharekë.

http://kallxo.com/aksion-per-nje-shtet-ku-dhuna-nuk-tolerohet/

KALLXO.com vazhdimisht e ka ndjekur gjykimin e Nebih Berishës për vrasjen e gruas së tij.