Kabuli. Foto: BETA/Massoud Hossaini/AP.

12 të vrarë në Afganistan

12 persona kanë humbur jetën në tri shpërthime në kryeqytetin e Afganistanit Kabul.

Shpërthimet kanë ndodhur në afërsi të vendit ku mbahej ceremonia e varrimit të disa viktimave të cilat kanë humbur jetën gjatë një përleshje me policinë e cila është zhvilluar të premten.

Nga sulmi me bombë siç raporton RTV21 kanë mbetur të plagosur edhe 18 persona të tjerë.