Arkiva | Foto: KALLXO.com

12 të Lënduar nga Zjarri që Përfshiu Shtëpinë në Zllakuqan

12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejes si pasojë e lëndimeve trupore nga zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com mjeku Blerim Selmani.

Ai tha se shumica e lëndimeve trupore janë shkaktuar nga përpjekja për ta shuar zjarrin.

“Rreth orës 13:30, 12 persona i kemi pranuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Personat kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e zjarrit. Gjendja e tyre pas trajtimit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Pas një ore shumica prej tyre janë liruar nga Spitali”, tha dr. Selmani për KALLXO.com.

KALLXO.com ka tentuar të marrë informacione shtesë nga Policia e Rajonit të Pejës por kontakti me ta ka qenë i pamundur.