Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

12 të Arrestuar për Marrje me Prostitucion

12 persona në Rajonin e Mitrovicës janë arrestuar në dy operacione policore nën dyshimet e marrjes me prostitucion dhe mundësim ose detyrim në prostitucion.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka identifikuar edhe një viktimë të trafikimit.

Inicialet e personave të arrestuar janë: H. M. (1971), F. R. (1985), F. F. (1955), Sh. Sh. (1984), S. Sh. (1968), E. B. (1972), D. H. (1961), Xh. V. (1963), Xh. H. (1969), N. H. (1966), A. Sh. (1968) dhe I. M. (1969).

Sipas policisë të dyshuarit e arrestuar  me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima po trajtohet sipas procedurave.