Peja

119 raste me tumor në spitalin e Pejës këtë vit

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në katër muajt e parë të këtij viti ka pasur 119 raste me tumor dhe prej tyre 59 femra dhe 60 meshkuj.

Sipas statistikave të spitalit, në moshën prej 18-34 vjeç janë 10 raste, prej moshës 35 deri 44 vjeçar janë 27 raste, 45-55 vjeç janë 28 raste, 55-64 vjeç janë 19 raste ndërsa mbi 65 vjeç 38 raste.

Nën moshën 18 vjeç rastet janë në numër të pakët. Përndryshe edhe në muajin prill ka vazhduar me intensitet në trajtimin pacientëve në në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Numri i të shtrirëve gjatë muajit prill ishte 1,314 pacientë dhe nga ta 633 ishin nga Peja, 191 nga Istogu, 166 nga Klina, 113 nga Komunat Deçan dhe Junik dhe të tjerë nga Komunat tjera të Kosovës.

Gjatë muajit mars 2018 janë kryer 308 operime ndërsa mesatarja e operimeve të kryera për një ditë është 10.2 operime. Ndërsa numri i të lindurve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në mars ka qenë 159 dhe duhet cekur se mesatarja e lindjeve në vitin 2018 është 3.7 që është më e vogël se vitin e kaluar kur kishte 5.4 lindje mesatarisht në ditë.

Edhe sa i përket shërbimeve Infermierisë gjatë këtij muaji shifrat flasin për punë që ka kryer stafi i Infermierisë në Spitalin e Pejës, ngase janë kryer 28,139 shërbime që kanë ndihmuar në kryerjen e 16,885 vizitave mjekësore.

Padyshim që Emergjenca ishte shërbimi më i ngarkuar edhe në këtë muaj me trajtimin e rasteve të sëmundjeve dhe këtë muaj ka pasur 4,499 raste apo mesatarisht nga 148 raste për 24 orë. Gjatë muajit mars numri i atyre që kanë bërë analiza laboratorike ka qenë 1,576 persona.