11 Plumba u Shkrepën për Vrasjen dhe Plagosjen në Çair

Policia e Maqedonisë tregoi si ndodhi vrasja dhe plagosja në Komunën e Çairit.

Policia zbuloi detaje të reja në lidhje me përleshjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Çair, në të cilën mbeti i vdekur një person dhe një tjetër u plagos.

NDËRLIDHUR

Sipas MPB-së, inspektimin e kreu SPB Shkup në praninë e prokurorit publik në detyrë.

Në vendngjarje janë gjetur 11 gëzhoja të plumbave, ndërsa automjeti me të cilën janë vozitur të qëlluarit, policia tha se do të hetohet më tej, pa dhënë informacione për pistat e dyshimta për të cilat janë hapur hetimet, shkruan tv21.tv.

MPB njoftoi se më 24.11.2017 në orën 22:26 në Njësitin për Informacione dhe Komanda është paraqitur rasti se në Rrugën Llazo Trpovski, ka pasur të shtëna me armë dhe se është plagosur një person.

Pas njoftimit të rastit, ekipi policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është konstatuar se gjuajtja ka ndodhur në orën 22:20 në afërsi të çajtores “Diseldorf”.

Policia jep detajet se personi I.A. 37 vjeç nga fshati Bllacë, ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa është plagosur personi Q.L., 52 vjeç nga Shkupi.

“Para ngjarjes I.A. dhe Q.L. kanë qenë në çajtoren “Diseldorf” dhe kur kanë dalë nga çajtorja kanë hyrë në automjetin e markës “Passat”, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të çajtores, ndërsa është në pronësi të M.S. I.A. është ulur para timonit, ndërsa Q.L. në ulësen afër vozitësit”, tha MPB-ja.

Më pas Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë tregoi se si ndodhi vrasja dhe plagosja.

“Pasi që e kanë nisur makinën dhe kanë lëvizur në drejtim të rrugës ‘Llazar Trpovski’ në drejtim të rrugës ‘Brigada e Dytë e Maqedonisë’, në afërsi të anës së vozitësit, (tashmë i ndjeri) personi N.N. duke përdorur armë zjarri ka shtënë disa herë në drejtim të automjetit. Kështu ai ka vrarë I.A ndërsa me një plumb ka qëlluar Q.L. në shpatullën e majtë dhe më pas është arratisur”, nga MPB.

Ndërkaq, i plagosuri Q.L. është dërguar në qendrën urgjente në Qendrën klinike “Nënë Tereza” dhe sipas mjekëve, i njëjti po mbahet për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Nga i ndjeri janë marrë telefona celularë, veshja si dhe disa dëshmi tjera, ndërsa i është bërë edhe testi në duar me parafinë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, nga MPB thanë se po ndërmerren masa për ta qartësuar plotësisht çështjen.

ETIKETA

25 Nëntor 2017 - 19:42

RTV21 25/11/2017 - 19:42
NDËRVEPRIMI15