Arkiv - Vendi ku u vra Oliver Ivanoviq | Foto: KALLXO.com

10 mijë Euro për Informacione Lidhur me Vrasjen e Ivanoviqit

 Policia e Kosovës po kërkon ndihmën në zbardhjen e vrasjes së sotme të politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Policia ka bërë apel te qytetarët që kanë njohuri lidhur me rasti, ta lajmërojnë policinë.

“Policia e Kosovës këtë ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Ivanoviq u vra sot në orët e mëngjesit në veri të Mitrovicës.

http://kallxo.com/zyrtare-vdes-oliver-ivanoviq/