Kadetët e FSK-së para udhëtimit drejt Maqedonisë | Foto: MFSK

10 Kadetë të FSK-së në Ushtrime Garuese në Maqedoni

Dhjetë kadetë të FSK-së do të marrin pjesë në një ushtrim garues me kadetë të 31 shteteve të botës.

Dhjetë kadetë të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, sipas një komunikate të ministrisë së kësaj force, të hënën udhëtuan drejt Maqedonisë, ndërsa do të marrin pjesë në “Kampin Veror 2017” në Krivollak dhe Pepelishtë.

NDËRLIDHUR

“Ushtrimi ndërkombëtar i kadetëve ka karakter garues dhe organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, ku do të zgjasë deri më 10.07.2017. Pjesëmarrës do jenë kadetë nga 31 shtete të botës, ndërsa  FSK-ja do të  përfaqësohet nga një kontingjent prej 10 kadetëve të QSU-së”, thuhet në komunikatë.

Para se kadetët të nisen, atyre sipas komunikatës iu drejtua shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri.

“Kadetët e FSK-së i përshëndeti kolonel Haziri, i cili ju uroj suksese gjatë këtij trajnimi, të cilin e vlerësoi si mjaft sfidues dhe të rëndësishëm për QSU-në dhe FSK-në në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

Komunikata bën të ditur se kadetët e FSK-së janë dalluar në ushtrimet e mëhershme në Maqedoni.

“Kjo është hera e gjashtë që kadetë të FSK-së marrin pjesë në ushtrime të këtij lloji bashkë me kadetë nga shtete të ndryshme, të cilët vazhdimisht kanë arritur suksese dhe janë dalluar me paraqitjen e  tyre të shkëlqyeshme si në operacione individuale ashtu edhe dhe ato kolektive”, tregohet në komunikatë.

KALLXO.com ka shkruar për sukseset e kadetëve të FSK-së.

Kapiteni i FSK-së Shpallet Oficeri më i Mirë Ndërkombëtar në ShBA

http://kallxo.com/dy-nentogere-te-fsk-se-diplomojne-ne-akademine-ushtarake-britanike/

27 Qershor 2017 - 15:03

Bekim Muhaxheri 27/06/2017 - 15:03
NDËRVEPRIMI0

10 Kadetë të FSK-së në Ushtrime Garuese në Maqedoni

by Bekim Muhaxheri
NA NDIQNI

Send this to a friend